1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kryeministri anglez, nën kritika për “bashkëfajësi” në Islamofobi

Më të lexuarat

Sunak akuzohet se ka toleruar ektremizmin anti-musliman branda Partisë Konservatore

Kryeministri britanik Rishi Sunak është nën kritika të ashpra pasi akuzohet se ka lejuar ekstremizmin islamofob brenda Partisë Konservatore. Udhëheqësi i laburistëve Keir Starmer akuzoi Sunak-un se po strehon ekstremistë në partinë e tij, pas një sërë incidentesh islamofobike që përfshinë konservatorë të nivelit të lartë.

Akuzat erdhën pas pezullimit të ish-nënkryetarit të Partisë Konservatore, Lee Anderson, i cili kishte pretenduar se kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan ishte nën kontrollin e islamistëve. Kjo erdhi pas një artikull të ish-sekretares së Brendshme Suella Braverman, ku thuhej se islamistët, ekstremistët dhe antisemitët ishin në krye të Mbretërisë së Bashkuar.

Këto sulme islamofobe pasuan një vendim të diskutueshëm nga Kryetarja e Dhomës së Komunave, Lindsay Hoyle, për të lejuar një amendament nga Partia Laburiste në një mocion të Partisë Kombëtare Skoceze që bënte thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Hoyle më vonë kërkoi falje për vendimin, i cili tha se ishte marrë për të mbrojtur deputetët të cilët gjendëshin nën presionin e zgjedhësve.

Debate të mëtejshme u ngritën kur ish-kryeministrja Liz Truss qëndroi e heshtur përballë një ngjarjeje në SHBA ku Tommy Robinson, një figurë e njohur islamofobe dhe ish-udhëheqës i Lidhjes Angleze të Mbrojtjes, u përshëndet si hero.

Starmer kritikoi trajtimin e këtyre incidenteve nga Sunak-u, duke deklaruar se dobësia e tij i lejon deputetët konservatorë të veprojnë pa u ndëshkuar. Ai i kërkoi Sunak-ut që të përballet me ekstremistët në partinë e tij dhe të ndalojë rrëshqitjen drejt retorikës toksike.

Kryetari i Bashkisë së Londrës Sadiq Khan kritikoi gjithashtu heshtjen e Sunak-ut për këtë çështje, duke e përshkruar atë si falje ndaj racizmit dhe duke sugjeruar se ai dërgon një mesazh se muslimanët janë shënjestra të lejuara të racizmin dhe urrejtjen anti-myslimane.

Ndërkohë, incidentet islamofobe në Mbretërinë e Bashkuar janë më shumë se trefishuar në katër muajt që nga 7 tetori, sipas Tell MAMA, një organizatë që monitoron ndjenjat dhe abuzimet anti-myslimane në Mbretërinë e Bashuar. Rritja e madhe i është atribuar komenteve të ndryshme të ekstremit të djathtë të bëra gjatë kësaj periudhe. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit