8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kryeimami Sahiti vizitoi Qendrën Islame Shqiptare “Oaza” në Spreintebach të Zvicrës

Më të lexuarat

Prishtinë, më 2 shtator 2024

Me ftesë të Kryesisë së Qendrës Islame Shqiptare “Oaza”, në Spreintebach të Zvicrës, kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti, qëndroi për vizitë në këtë Qendër, ku u prit nga imami Xheladin ef. Leka dhe nga Kryesia e Qendrës.

Gjatë kësaj vizite kryeimami Sahiti u njoh nga afër me historikun e themelimit të Qendrës, punën, aktivitete dhe sfidat e saj. Ai gjatë kësaj vizite pati edhe një takim pune me Kryesinë e Qendrës “Oaza”, ku u diskutua për intensifikimin e bashkëpunimit institucional, për të vazhduar më pas me një ligjëratë para besimtarëve të kësaj Qendre. Kryeimami Sahiti foli për rolin dhe rëndësinë e konsolidimit të institucioneve fetare në shërbim të besimtarëve që jetojnë dhe veprojnë në mërgim, gjithnjë në ruajtje të identitetit fetar dhe kombëtar.

Në fund të takimit, kryeimami Sahiti, në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, i ndau një mirënjohje imamit Xheladin ef. Leka, për angazhimin dhe kontributin e tij personal në tubimin e mjeteve financiare për ndërtimin e xhamisë së re në Gjilan. Ai ndau edhe një mirënjohje për Qendrën Shqiptare “Oaza”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit