16.6 C
Pristina
Sunday, October 27, 2024

Kryeimami Sahiti, u mirëprit në takim nga kryetari i Akademisë së Dijanetit, doc. dr. Enver Osman Kaan

Më të lexuarat

Kryeimami Sahiti, u mirëprit në takim nga kryetari i Akademisë së Dijanetit, doc. dr. Enver Osman Kaan

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, gjatë vizitës së tij zyrtare në Ankara të Turqisë, u mirëprit në takim nga kryetari i Akademisë së Dijanetit, doc. dr. Enver Osman Kaan.

Kryeimami Sahiti falënderoi kryetarin z. Kaan për mikpritjen dhe më pas e njohu atë me zhvillimin e edukimit fetar në Kosovë në përgjithësi, e në veçanti me institucionet fetaro-arsimore të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe rolin e tyre në përgatitjen e kuadrit fetarë në vend. Ai theksoi nevojën e bashkëpunimit me Akademinë e Dijanetit, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale të kuadrit fetarë.

Kryetari i Akademisë, dr. Osman Kaan, falënderoi kryeimamin Sahiti për vizitën dhe vlerësoi lart zhvillimin dhe nivelin e institucioneve fetare arsimore të Bashkësisë Islame të Kosovës, siç janë medresetë dhe Fakulteti i Studimeve Islame. Ai më pas e njohu e njohu kryeimamin me programet dhe modulet e Akademisë, si dhe theksoi përkushtimin dhe gatishmërinë e Akademisë së Dijanetit për të bashkëpunuar me Bashkësinë Islame të Kosovës dhe institucionet fetaro-arsimore të saj në ngritjen e kapaciteteve profesionale të kuadrit fetarë, përmes programeve të specializuara të përbashkëta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit