Kryeimami Sahiti, takon kryeimamët e këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës
Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, së bashku me zëvendësin e tij, Fatmir ef. Iljazin, takuan kryeimamët e këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës, për të diskutuar dhe vlerësuar raportet e punës dhe aktiviteteve të muajit Ramazan.
Kryeimami Sahiti fillimisht falënderoi kryeimamët për punën dhe angazhimine tyre që kanë dhënë gjithandej këshillave të BI-së gjatë muajit Ramazan. Ai vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e gjithë imamët, sidomos gjatë këtij muaji të bekuar, ngase ky është amanet që e kemi marrë mbi supet tona, për ta kuptuar mirë e drejtë fjalën e Zotit dhe mësimet e Pejgamberit a.s..
Më pas kryeimami Sahiti theksoi bashkëpunimin e kryeimamëve me imamët dhe xhematët e tyre, si dhe bashkëpunimin dhe koordinimin me Kryesinë në pritjen e ekipës së ligjëruesve të përbërë nga Kryesia, Fakulteti i Studimeve Islame dhe Medreseja. Gjatë takimit u diskutuan edhe çështje të tjera me interes, me qëllim të avancimit të jetës fetare në vend.