3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kryeimami Sahiti takoi imamët e Gjilanit

Më të lexuarat

Prishtinë, më 18 dhjetor 2023

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, sot mori pjesë në trajnimin e organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, ku morën pjesë imamët e Këshillit të BI-së së Gjilanit. Fillimisht imamëve me një fjale rasti iu drejtua kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim ef. Aliu, i cili falënderoi kryeimamin Sahiti për prezencën e tij në këtë takim. Ai falënderoi imamët për punën e kontributin e tyre në mbarëvajtjen e jetës fetare, si dhe theksoi gatishmërinë e Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit për organizimin e takimeve dhe trajnimeve të tilla që kanë për qëllim ngritjen profesionale të imamëve të nderuar.

Kryeimami Sahiti në pjesën e parë të paraqitjes së tij, në fokus kishte rolin dhe misionin e imamit në edukimin e brezave të rinj dhe sfidat e imamëve në kohët moderne, ndërsa në pjesën e dytë të trajnimit, kryeimami Sahiti, theksoi angazhimin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës në organizimin e trajnimeve profesionale me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të kuadrit fetar, dhe në fund zhvilloi një bashkëbisedim me imamët lidhur me aktualitetin tonë dhe çështje të tjera me rëndësi me tematika të ndryshme, të cilat kanë të bëjnë me imamin, rolin e tij në shoqëri dhe misionin e tij në fisnikërimin e shoqërisë.

Gjatë trajnimit, edhe imamët shpalosen  përvojat dhe sfidat e tyre, me çka  kontribuuan që  ky trajnim të jetë më efektivë e më i suksesshëm dhe që ky trajnim të realizojë objektivin e vet.  Ky  ishte trajnimi i dytë me radhë për imamë, i organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, që kishte për qëllim  trajnimin e imamëve me moton “Imami i suksesshëm”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit