Kryeimami Sahiti, priti në takim koordinatoren e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim në Kosovë (TIKA), znj. Fulya Aslan.
Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef.Sahiti, priti në takim koordinatoren e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim në Kosovë (TIKA), znj. Fulya Aslan.
Kryeimami Sahiti e falënderoi znj. Fulya Aslan për vizitën dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer që ka TIKA me Bashkësinë Islame të Kosovës në realizimin e një sërë projektesh të rëndësishme për Bashkësinë Islame, sidomos në ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë, duke restauruar disa objekte të trashëgimisë fetare islame në vend.
Nga ana e saj, znj. Fulya Aslan, falënderoi kryeimamin Sahiti për pritjen dhe për bashkëpunimin e mirë të deritanishëm që kanë pasur, duke pohuar kështu se një gjë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Agjencia TIKA përgjatë viteve të fundit ka restauruar disa objekte të rëndësishme të trashëgimisë fetare islame në Kosovë.