Prishtinë, më 14 shtator 2024
Për nder të ditëlindjes së Pejgamberit, Muhamedit a.s., Këshilli i Bashkësisë Islame të Prizrenit, organizoi program fetar për ta shënuar këtë datë.
Programi u mbajt në xhaminë “Sinan Pasha”, ndërsa ligjëratën kryesore kushtuar personalitetit të Pejgamberit a.s., e mbajti kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, i cili foli rreth jetës së bekuar të Pejgamberit a.s. dhe manifestimit të dashurisë së popullit tonë dhe ylemasë sonë shqiptare përgjatë shekujve ndaj Pejgamberit tonë të dashur.
Pas ligjëratës u mbajt edhe një program me këndim Kurani, ilahi e pjesë nga mevludi dhe dua.