Prishtinë, më 15 shtator 2024
Me rastin e shënimit të ditëlindjes së Muhamedit a.s., në Xhaminë e Vjetër të fshatit Rahovicë të Preshevës, u mbajt manifestim kushtuar kësaj ngjarje. Ashtu siç e do rendi, ky manifestim u hap me lexim Kurani, për të vazhduar më pas me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Këshillit të BI-së së Preshevës, Nexhmedin ef. Ademit.Më pas, ligjëratën kryesore kushtuar jetës së të Dërguarit tonë, Muhamedit a.s., e mbajti kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, i cili përmendi pozitën e lartë të të Dërguarit a.s. në Islam, si dhe dashurinë që ylemaja dhe populli ynë e kanë kultivuar tradicionalisht për personalitetin e Pejgamberit tonë.Kryeimami Sahiti tha se kjo dashuri është manifestuar edhe përmes shprehjeve artistike, ku u është kushtuar vlerave, bujarisë, fisnikërisë, dëlirësisë që ka përcjellë mesazhi i të Dërguarit a.s..Programi më pas u vazhdua me ilahi, këndim të pjesëve të mevludit, poezi dhe dua.