1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kryeimami Sahiti mori pjesë në iftarin e shtruar nga Komuna e Graçanicës

Më të lexuarat

Prishtinë, më 10 prill 2023

Për nder të muajit të bekuar Ramazan, Komuna e Graçanicës, shtroi sonte iftar për komunitetin mysliman në këtë komunë.

Fillimisht të pranishmit në këtë iftar i përshëndeti nënkryetari i Komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti, i cili iu dëshiroi mirëseardhje mysafirëve në këtë iftar.

Pjesë e këtij iftari ishte edhe kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, i cili falënderoi Komunën e Graçanicës për shtrimin e këtij iftari. Ai foli shkurtimisht edhe rreth vlerave dhe begative që sjellë muaji Ramazan.

Në këtë iftar morën pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Novobërdës, Bajrush Imeri, nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi dhe nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës, Policisë së Kosovës, OSBE-së, UN, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë të komunës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit