14.8 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Kryeimami Sahiti, ka pritur në takim drejtorin e Qendrës Kulturore “Yunus Emre”, Ramazan Yilmaz

Më të lexuarat

Kryeimami Sahiti, ka pritur në takim drejtorin e Qendrës Kulturore “Yunus Emre”, Ramazan Yilmaz

 

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, ka pritur sot në takim drejtorin e Qendrës Kulturore “Yunus Emre”, z. Ramazan Yilmaz. 
Kryeimami Sahiti fillimisht i uroi mirëseardhje z. Yilmaz dhe më pas e falënderoi atë për bashkëpunimin e Qendrës “Yunus Emre” përgjatë viteve me Bashkësinë Islame të Kosovës dhe institucionet e saj në projekte të rëndësishme kulturore, arsimore, si dhe të artit islam, si dhe theksoi përkushtimin e Bashkësisë Islame në thellimin e këtij bashkëpunimi të frytshëm. 
Nga ana e tij, z. Yilmaz, falënderoi kryeimamin Sahiti për mikpritjen dhe për angazhimin e tij në forcimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në fushat e kulturës, arsimit dhe artit islam. Ai shprehu gatishmërinë e Qendrës “Yunus Emre” për avancimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen. 
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për trashëgiminë kulturore dhe fetare të Bashkësisë Islame të Kosovës, në veçanti për dorëshkrimet, si një thesar i çmuar, i cili duhet të ruhet dhe të trajtohet nga ekspertët eminentë të fushës. 
Në fund të takimit, kryeimami Sahiti, i dhuroi drejtorit Yilmaz librin e sapo botuar të Shtëpisë Botuese “Dituria Islame” mbi jetën dhe veprën e dijetarit të shquar shqiptar, Ali ef. Jakupi, i cili jetoi dhe veproi në Turqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit