27 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Kryeimami Sahiti, ka pritur në takim dr.Visare Mujko-Nimani, drejtoreshë e Zyrës së UNFPA-së për Kosovë

Më të lexuarat

Kryeimami Sahiti, ka pritur në takim dr.Visare Mujko-Nimani, drejtoreshë e Zyrës së UNFPA-së për Kosovë

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, ka pritur në takim dr. Visare Mujko – Nimani, drejtoreshë e Zyrës së UNFPA-së për Kosovë, të cilën e falënderoi për vizitën dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy institucioneve respektive përgjatë viteve në projekte të rëndësishme për shoqërinë tonë sidomos për organizimin e tryezave, që për temë boshte kishin luftimin e dhunës familjare, dhunës mbi baza gjinore, trashëgiminë etj.

Në anën tjetër, dr. Visare Mujko – Nimani, falënderoi kryeimamin për mikpritjen dhe vlerësoi lart bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet Bashkësisë Islame dhe UNFPA-së, duke çmuar rolin e Bashkësisë Islame në vetdijësimin dhe parandalimin e dhunës përmes këshillimeve e ligjërimeve fetare, si dhe thirrjeve të imamëve nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës kundër dhunës në përgjithësi, e në veçanti asaj me bazë gjinore, dhe theksoi gatishmërinë e UNFPA-së për të vazhduar edhe në të ardhmen me projekte të përbashkëta në këtë drejtim.

Kryeimami Sahiti theksoi mes të tjerash se përpjekjet e Bashkësisë në parandalimin e çfarëdolloj dhune nuk do të ndalen. Në takim të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që t’i bashkërendisin aktivitetet për vitin 2023.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit