Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti vizitoi Medvegjën
Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti së bashku me Drejtorin për Shtyp dhe Veprimtari Botuese, Ramadan Shkodra, vizituan Medvegjën.
Një organizim i tillë në muajin e Ramazanit është shndërrua në tradicional, me ç’rast u shtrua iftari i përbashkët ku u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga një numër i konsideruar i besimtarëve atje.
Gjatë kësaj vizite në Medvegjë, Kryimami Sahiti u interesua për mbarëvajtjen e jetës fetare dhe për atë sesi mund të kontribuojnë për besimtarët e asaj pjesë. Menjëherë pas iftarit të përbashkët, Kryeimami i Kosovës mbajti një ligjëratë të shkurtë për besimtarët, për t’i prirë më pas namazit të Teravisë.
Delegacioni i Bashkësisë Islame të Kosovës u mirëprit nga imami i xhamisë së fshatit Sjarinë dhe besimtarët e asaj pjese, me ç’rast u krijua një atmosferë e këndshme Ramazani.