1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Kryediplomati turk Fidan bisedë telefonike me sekretarin Blinken për tensionet Izrael-Palestinë

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan zhvilloi bisedë telefonike me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mësohet se Fidan në bisedën telefonike me homologun e tij Blinken diskutoi mbi zhvillimet e përjetuara midis Izraelit dhe Palestinës.

– Sfondi i ngjarjeve

Brigadat Izzeddin Kassam, krahu i armatosur i Hamasit njoftoi se mëngjesin e sotëm ka nisur kundër Izraelit sulm gjithëpërfshirës të emërtuar “Tufani i Aksa-së”. Nga Gaza në drejtim të Izraelit u lëshuan mijëra raketa ndërsa edhe grupet e armatosura hynë në vendbanimet në rajon.

Pas operacionit “Tufani i Aksa-së” edhe ushtria izraelite njoftoi se ka filluar sulm me dhjetëra avionë luftarakë ndaj Rripit të Gazës.

Ministria palestineze e shëndetësisë në Gaza, në një deklaratë njoftoi se në sulmet e Izraelit drejt Gazës kanë humbur jetën 232 persona dhe se janë plagosur 1.697 të tjerë.

Ndërsa Kanali 13 (Channel 13) me qendër në Izrael njoftoi se deri më tani në sulme kanë humbur jetën 300 izraelitë dhe se numri i të plagosurve në të gjithë vendin ka arritur mbi 1.100.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit