-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kryebashkiaku mysliman i Londrës, Sadiq Khan çeli iftar gjatë një debati

Më të lexuarat

Kalendari lunar me gjasë nuk është marrë në konsideratë gjatë planifikimit të një debati të Unionit Evropian në BBC, të mbajtur në Stadiumin Wembley natën e kaluar, por sigurisht kjo neglizhencë e organizatorit pati ndikim në njërin prej yjeve të mbrëmjes, kryebashkiakun e Londrës Sadiq Khan.

Enjoyed making the positive case to stay in the EU on. And yes – I did break my fast on stage

Muaji i shenjtë i Ramazanit, në të cilin myslimanët agjërojnë gjatë orëve të ditës, lëviz nga 12 ditë përpara çdo vit, dhe këtë vit ka koinçiduar me solsticin veror, kur ditët janë më të gjatat brenda vitit.

Organizimi i debatit të Unionit Evropian me datën 21 qershor, përkoi në kohën më të papërshtatshme të mundur për z. Khan, i cili megjithëse nuk kishte pirë ujë dhe nuk kishte ngrënë asgjë për më shumë se 19 orë, po ngrinte herë pas here zërin e tij në skenë për të sqaruar pozicionet e tij gjatë debatit.

Zëdhënësi i z. Khan konfirmoi se kryebashkiaku nuk kishte shprehur ndonjë kundërshtim në lidhje me këtë, përkundër faktit që ishte njëri nga gjashtë personat në skenë që po debatonin në lidhje me fushatën e referendumit, transmeton portali tesheshi.com.

Myslimanët në Londër agjërojnë prej orës 2.40 deri 21.24, kur kryebashkiaku edhe është dashur të çelë iftar dhe të freskohet.

Khan ishte vënë përballë ish-kryebashkiakut të Londrës Boris Johnson, duke këmbyer mes tyre vërejtje të nxehta në lidhje me emigrimin.

Khan mori duartrokitjet më frenetike të mbrëmjes nga audienca, pasi tha: “Ky është problemi, Boris. Ti mund të fillosh duke thënë sa i mrekullueshëm është emigracioni. Por, fushata jote nuk ka qenë Projekti Frike, por në fakt Projekti Urrejtje sa i përket çështjes së emigrimit”.

Johnson iu kundërvu vërejtjeve të Khan në lidhje me “Projektin Urrejtje” duke thënë se “ai është një besimtar i apasionuar i emigrimit, por ai duhet të jetë i kontrolluar”, dhe përsëriti dëshirën e tij për të prezantuar politikën e parashtruar nga Nigel Farage të një “sistemi të pikëve të stilit Australian, sipas të cilit do të pranonim vetëm njerëzit të cilët na nevojiten”.

Khan ishte i shpejtë për të vënë në dukje se Australia ka parë emigracion dy herë më shumë se Britania për një vend të madhësisë së saj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit