1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kroacia në luftë me zjarret: Digjen 800 hektarë sipërfaqe të gjelbra

Më të lexuarat

Zjarrfikësit kroatë, rreth 500 në numër vazhdojnë të luftojnë me dy vatra zjarri të mëdha në Dalmaci, në Tuçepi pranë Makarskës dhe Vrsine pranë Trogirit.

Zjarret në Dalmaci po shuhen nga 500 zjarrfikës dhe deri më tani janë djegur më shumë se 800 hektarë sipërfaqe të gjelbëruara.

Zjarrfikësit kroatë vazhdojnë të luftojnë me vatra zjarri të mëdha në Dalmaci, në Tuçepi pranë Makarska dhe Vrsine pranë Trogirit.

Kryekomandanti i zjarrfikësve Slavko Tucakoviç tha se më shumë se 800 hektarë barishta, shkurre dhe pyll me pisha janë djegur në dy zjarre dhe rreth 500 zjarrfikës nga të gjitha pjesët e vendit janë duke luftuar flakët.

Zjarrfikësit janë ende në përpjekje për të frenuar zjarrin që po përhapet nga Biokova që të mos arrijë në Tuçep. Zjarrfikësit kanë frikë se jugu do të ndezë zjarrin dhe do të krijojë probleme të reja.

Në Tuçepi, 320 zjarrfikëse me 77 makina zjarrfikëse po shuajnë zjarrin, përballë terrenit të vështirë të aksesueshëm. Të enjten, dy avioni kanaderë ndihmuan në shuarjen e zjarrit.

Zjarri në Tuçepi ka rënë të martën, ndërsa të mërkurën në mbrëmje është përhapur në drejtim të vendbanimit Podgora. Flakët kanë qenë deri në 30 metra të larta, ndërsa zjarri ka ardhur 20 metra larg shtëpive, kështu që disa turistë janë evakuuar, ndërsa vendasit kanë qëndruar në shtëpitë e tyre.

Është djegur edhe një pjesë e parkut peizazhor Biokovo, ku ka pyje me pishë të zezë autoktone dalmate.

/trt /

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit