2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kroacia dhe Shqipëria bashkëpunojnë brenda NATO-s në të gjitha çështjet

Më të lexuarat

“Integrimi në Aleancën Veri-Atlantike është mënyra e vetme për të ardhmen e popujve tanë dhe rajonit në përgjithësi”, theksoi Mimi Kodheli me rastin e vizitës në Zagreb.

Ministri kroat i Mbrojtjes Joseph Buleviç u takua sot me delegacionin e Ministrisë të Mbrojtjes të Shqipërisë të kryesuar nga ministrja Mimi Kodheli, në kuadër të vizitës së tyre dy-ditore në Kroaci, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dy ministrat kanë thënë se Kroacia dhe Shqipëria do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë në parandalimin e valëve të emigrantëve dhe ekstremizmit.

Ministrat e Mbrojtjes diskutuan edhe rreth situatës në rajon dhe në Evropën Juglindore (EJL), bashkupunimit të ardhshëm bilateral ndërmjet dy vendeve dhe samitin e NATO-s që do të mbahet në Varshavë, në të cilën të dy vendet do të kenë qasje të përbashkët.

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Mimi Kodheli tha se ky takim është një shenjë e nevojës për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve.

Kodheli theksoi se të dy vendet janë angazhuar për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor, dhe se të dy vendet kanë të njëjtin qëndrim pozitiv në lidhje me zgjerimin e NATO-s në këtë pjesë. “Të dy vendet do të vazhdojnë bashkëpunimin në misionet e përbashkëta të NATO-s, sidomos misioni në Afganistan”, tha Kodheli.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit