4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Kroaci: Veteranët e luftës me dhjetëra mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

Më të lexuarat

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën mbrëmë në sheshin kryesor të Zagrebit, për t’iu dhënë mbështetje veteranëve, të cilët tashmë prej 195 ditësh protestojnë. Njëri nga udhëheqësit e protestave, veterani me invaliditet të qindpërqindët të luftës, Gjuro Glogoshki, tha se kërkon dorëheqjen e qeverisë Milanoviç, kërkesë kjo e mbështetur nga të pranishmit të cilët kërcenin dhe këndonin së bashku me këngëtarin Thompson, raporton korrespondenti Anadolu Agency (AA).
 
Pavarësisht reshjeve të shiut, disa mijëra njerëz u mblodhën në Sheshin “Ban Jelaçiç” të cilët qëndruan deri në fund të performancës të këngëtarit Marko Perkoviç Thompson i cili u shfaq në fund të programit, si një yll i mbrëmjes me hitet e tij patriotike. Gjuro Glogoshki, njëri nga organizatorët e protestës para Ministrisë së Veteranëve, para personave deklaroi se kërkesat e veteranëve protestues janë shumë të qarta dhe se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre.
 
Glogoshki theksoi se kjo qeveri “nuk ka mirëkuptim për veteranët, por edhe për punëtorët, fshatarët, si dhe për të bllokuarit dhe debitorët në franga zvicerane”. ” Veteranët e Luftës kërkojnë vendin që i takon në shoqëri, ndërsa Lufta për atdheun të ketë vendin e vet në histori si luftë mbrojtëse. Nuk do të heqim dorë nga kjo, dhe nuk do t’ia arrijnë që ti barazojnë viktimat dhe agresorin, përderisa ekziston populli kroat”, tha Glogoški.
 
Ai ndër të tjera tha se “të drejtat i gëzojnë ata që bënë agresion ndaj Republikës së Kroacisë”, në të cilën turma me zë të lartë thërrisnin “Vukovar, Vukovarin”. Ai tha se veteranët nuk protestojnë vetëm për veteranët, por për “çdo vogëlush që jeton në Kroaci”. Ai në fjalimin kujtoi veteranin e burgosur kroat, Veljko Mariç, i cili tashmë prej shumë vite ndodhet në burg në Republikën e Serbisë. Masa e tubuar që u mblodhën nga i gjithë vendi brohorisnin “në betejë, në betejën për popullin e tonë”, “Vukovar, Vukovarin” dhe “Kroaci”, duke valvitur flamurin Kroat dhe flamurin e Gardës Kroate.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit