15.5 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Gjysmëhëna e Kuqe Turke vazhdon ndihmat për fëmijët jetim në Gazë

Më të lexuarat

Organizata humanitare turke ndihmoi në të para 127 fëmijë të Gazës
 
Gjysmëhëna e Kuqe Turke ndihmon edhe jetimët e Rripit të Gazës.
Organizata humanitare turke ndihmoi në të para 127 fëmijë të Gazës.
Gokhan Dudu, përgjegjësi për programin ndërkombëtar të Gjysmëhënës së Kuqe Turke bëri të ditur se fëmijëve jetim të Gazës iu nda ndihma në para në vlerë 7 mijë dollarë.
Dudu gjithashtu bëri të ditur se edhe gjatë 3 muajve të ardhshme do të vazhdojnë me ndihma të tilla.
Duke e bërë të ditur se Gjysmëhëna e Kuqe Turke këto ndihma i bëri në jetimoren Emel që është jetimorja e vetme në Rripit të Gazës, Dudu tha se “Është detyra e jonë që ti ndihmojmë fëmijët jetim. Jemi shumë të lumtur që mund të ndihmojmë këta fëmijë dhe të jemi pranë tyre”.
Sipas të dhënave të Ministrisë për Çështje Sociale të Palestinës, në Rripin e Gazës ndodhen rreth 20 mijë fëmijë jetim.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit