Kroatët do të votojnë të dielen në një referendum, i cili kërkon që ta definojë martesën si unionin ekskluziv mes një gruaje dhe një burri, duke pamundësuar kështu martesat mes gjinive të njejta, raporton DPA.
Kushtetuta kroate, nuk e përcakton qartë çështjen e martesave, por qeveria e socialdemokratëve e kryeministrit Zoran Milanoviq, ka lënë të kuptohet se në të ardhmen do të mund të lejohen edhe martesat mes homoseksualëve.
Referendumi u thirr, pas një peticioni të sukseshëm, të nismës “Në emër të familjes”, i cili kishte mbledhur më shumë se 700 mijë nënshkrime nga gjithsej 4.5 milionë votues sa ka Kroacia./BS/kohaislame