4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

I xhirova shantazhet e LDK-së

Më të lexuarat

Protagonisti i inicimit, Egzon Azemi, ka rrëfyer detaje të reja arsyen që e detyroi ta incizoi takimin e tij me anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), teksa ata i ofronin mbështetje të llojllojshme nëse ai heqë dorë nga subjekti politik i Albin Kurtit dhe i bashkohet LDK-së.

Në këtë incizim, ku oferta i jepet nga Shpëtim Haziri, që është këshilltar i sekretarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, shihet dhe dëgjohet se si atij i ofrohet regjistrim në fakultet, punësim dhe dhënie të tenderëve për prindërit e tij.
Përveç Hazirit, pjesë e videos është edhe Arben Mustafa, përkatësisht djali i liderit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili dëgjohet në video duke thënë se nuk deklarohet publikisht që punon për LDK-në, por thotë se në fakt është njeriu i dytë i kësaj partie.
Gjatë një prononcimi për KTV-në, e cila dy ditë më pas gjithashtu e ka publikuar videon, i riu Egzon Azemi, thotë se interesimi i anëtarëve të LDK-së për ta ofruar afër vetës ka nisur në ditët e para kur ai është bërë kryetar i studentëve të Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.
“E kam parë të arsyeshme t’i kem këto video-incizime sepse e kam parë që ky është argumenti i vetëm i cili njëfarë mënyre mund të ma mbrojë edhe familjen time sepse po e citojë tash kërcënimin të cilin ma kanë bërë zyrtarët e LDK-së, ku thuhet se nëse unë i publikojë këto fjalë, atëherë shkojë (vdes) vetë, është lule, por shkon e gjithë familja. Dhe kam vendosur që këto kërcënime dhe këto shantazhe që mi kanë bërë t’i dorëzojë edhe në institucionet kompetente, pra në Policinë e Kosovës”, ka thënë ai, duke shtuar se në polici ka dorëzuar edhe fakte të tjera, që dëshmojnë për shantazhet që iu kanë bërë.
Azemi ka thënë se ka marrë mbështetje se nëse bëhet i dëgjueshëm i LDK-së, partia më pas do ta përkrahë dhe do ta avancojë maksimalisht, ndërsa ka theksuar se takimet e tilla të “bosëve” të LDK-së me kryetar të shkollave janë të zakonshme./Ind/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit