-2.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kroaci e Shqipëri, në unison kundër Serbisë

Më të lexuarat

Plenkoviç dhe Rama, thirrje Perëndimit për masa ndaj Beogradit

Kryeministri Rama dhe ai kroat Andrej Plenkoviç dënuan dhunën e njësive paraushtarake serbe në veri të Kosovës dhe se, siç thanë ata, Beogradi po i shndërron në heronj, prandaj kërkuan masa të BE-së dhe Perëndimit kundër Serbisë.

Të dielën, më 24 shtator, rreth tridhjetë sulmues të armatosur vranë një polic të Kosovës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës. Forcat e sigurisë së Kosovës eliminuan tre sulmues serbë në betejë, duke bërë që Beogradi të shpallte ditë zie në nderim të atyre që dhe diplomacia europiane i quajti “terroristë”.

Rama, në një vizitë zyrtare në Zagreb, tha se agresioni i forcave paramilitare është po aq shqetësues sa edhe reagimi i Beogradit.

“Kemi një krim, vrasjen e një oficeri policie dhe kemi heroizimin e atyre që e kanë kryer”, duke theksuar se kjo nuk duhet të jetë e pranueshme në Europë, e cila ka vlera të kundërta.

Ndërsa Plenkoviç theksoi se këto lëvizje “nuk mund të mbeten pa përgjigje” dhe se vendimi i Beogradit për ditën e zisë “pothuajse nënkupton identifikimin me atë që ka ndodhur”.

Kryeministri kroat theksoi se është i sigurt se masat do të merren dhe Rama kërkoi që ato të zbatohen “pa humbur kohë”, sepse vendimi i Beogradit në ditën e zisë nuk lë vend për interpretime të ndryshme. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit