0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Krizë e furnizimeve dhe barnave mjekësore në Gaza

Më të lexuarat

GAZA (AA) – Për shkak të rritjes së numrit të palestinezëve të plagosur, në Gaza mbisundon mungesa e furnizimeve dhe barnave mjekësore, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, Munir el-Bers, deklaroi se rritja e numrit të palestinezëve të plagosur paraqiti edhe problemin e mungesës së barnave dhe furnizimeve të tjera mjekësore në Gaza.

“Momentalisht jemi në rrezik të mbesim pa barnat bazë”, porositi Bers.

Ai theksoi për nevojën e shpëtimit të sistemit shëndetësor në Gaza dhe u bëri thirrje të gjitha organizatave dhe shoqatave shëndetësore ndërkombëtare që urgjentisht të ofrojnë ndihmë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit