2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kriza në shëndetësinë e anëtarëve të BE-së

Më të lexuarat

Më shumë se 2700 mjekë kanë dhënë dorëheqjen kolektive

Më shumë se 2,700 mjekë sllovakë, ose 2,713 prej tyre, lanë punën kolektivisht të martën në shenjë proteste kundër kushteve të punës dhe masave shtrënguese të qeverisë.

Sindikata e mjekëve LOZ bëri të ditur se kjo është më shumë se gjysma e mjekëve spitalorë në vend.

Ata janë gati të tërheqin vendimin e tyre nëse qeveria plotëson një sërë kërkesash, si pajisjet e reja spitalore dhe punësimin e personelit shtesë. Deri më tani nuk ka marrëveshje me ministrin e ri sllovak të shëndetësisë.

“Natyrisht, mënyra e vetme për të arritur diçka në sistemin e kujdesit shëndetësor sllovak është të japësh dorëheqjen”, u tha gazetarëve të martën kreu i LOZ Peter Visolajsky.

Shkaku kryesor i pushimeve masive, të kërcënuara prej muajsh, janë masat shtrënguese të shpallura gjatë verës nga koalicioni qeverisës i tre partive të kryesuar nga kryeministri Roberto Fico.

Pjesë e këtij programi është braktisja e rritjes së premtuar të pagave për mjekët dhe personelin mjekësor, si dhe një plan për t’i kthyer spitalet në partneritet publik-privat, të cilin përfaqësuesit e mjekëve e konsiderojnë një “privatizim rrëshqitës” të spitaleve. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit