Planet e prishura nga trilli gjeopolitik rus që ka gazin si armë
Autoritetet gjermane po vonojnë mbylljen e paralajmëruar të termocentraleve të fundit bërthamore për shkak të krizës energjetike të shkaktuar nga lufta midis Rusisë dhe Ukrainës.
Ministri gjerman i Energjisë Robert Habeck tha se qeveria nuk po devijon nga planet e saj për të braktisur termocentralet bërthamore, por se do të mbajë në rezervë dy nga tre termocentralet e mbetura bërthamore.
Kapaciteti prej 1400 megavat
“Ne do të bëjmë gjithçka që duhet. Ndër masat do të jetë mbajtja e termocentraleve bërthamore Isar 2 dhe Neckarwestheim si rezerva operacionale,” tha Habeck.
Ato dy termocentrale bërthamore kanë një kapacitet prej 1400 megavat.
Dy termocentralet e fundit bërthamore të Gjermanisë do të qëndrojnë funksionale deri në mes të prillit të vitit të ardhshëm. /tesheshi.com/