3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kriza energjitike: po në Maqedoni?

Më të lexuarat

Një rritje çmimi e pashmangshme




Çmimet e energjisë elektrike për familjet në Maqedoninë e Veriut do të rriten me 9.48 përqind që nga 1 janari, njoftoi Komisioni Rregullator i Energjisë (ZRRE).

Drejtori i komisionit, Marko Bislimovski, në konferencën për media tha se tarifa e lirë ditore do të hiqet nga fillimi i vitit të ardhshëm (nga ora 14:00 deri në 16:00), por se tarifa e lirë do të mbetet brenda natës dhe të dielave gjatë gjithë ditës.

Siç tha ai, ky vendim për rritjen e çmimit të energjisë elektrike është “një nga vendimet më të vështira që ka marrë ZRRE-ja gjatë ekzistencës së saj”, por gjithashtu ka theksuar se “kufizimet nuk janë opsion”.

“Rritja reale e çmimit të energjisë elektrike është dashur të jetë shumë më e lartë, rreth 25 për qind, por kemi arritur të ulim shumë kosto për të mos ushtruar presion mbi çmimet për familjet, ndërkohë që qeveria ka marrë përsipër të ndihmojë kompanitë shtetërore”, arsyetoi Bislimovski.

Drejtori i ZRRE-së së Maqedonisë së Veriut theksoi se nga komisioni “kërkua solidaritet nga të gjithë faktorët në sektorin e energjisë elektrike, konkretisht nga prodhuesi më i madh në vend, nga rrjeti i transmetimit të energjisë elektrike, nga distribucioni i energjisë elektrike, nga qeveria dhe, natyrisht, nga konsumatorët”.

Sipas tij, kompanive energjetike u është kërkuar dhe do të kërkohet që të ulin kostot e tyre “për aq sa munden”, dhe nga qytetarët po kërkohet që të kursejnë energjinë elektrike.

“Është e qartë se Evropa dhe Maqedonia po përballen me një nga krizat më të mëdha energjetike. U bëj thirrje qytetarëve mbi të gjitha të kursejnë. Fakt është se kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike, por kjo rritje është një minimum që ZRRE ka mundur ta bëjë”, tha Bislimovski. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit