1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Kriza e refugjatëve, përshkon edhe në Festivalin e Filmit në Venecia

Më të lexuarat

Pothuajse e tërë bota është prekur nga dhembja dhe nga vuajtjet e refugjatëve të dëshpëruar duke u përpjekur që të arrijnë në Europë.
Kjo temë nuk u la pa u përmendur as në Festivalin e Filmit në Venecia . Aktorët dhe regjisorët pjesëmarrës në këtë festival, kanë shprehur shqetësimin e tyre mbi krizën e refugjatëve, duke u lutur për tolerancë dhe dhembshuri.

Regjisori meksikan, Alfonso Cuaron, u ka bërë thirrje vendeve të Europës që të mirëpresin fluksin e madh të refugjatëve që zbarkojnë në brigjet e saj.
“Unë jam meksikan që jetoj në Europë dhe gjithmonë jam ndjerë i mirëpritur nga europianët,” tha Cuaron, regjisori i filmit ‘Birdman’, i cili njëherësh është edhe kreu i jurisë në Festivalin e Filmit në Venecia. “Do të doja që sot dhe në të ardhmen e njejta mikëpritje të bëhej për të gjithë refugjatët.”

Lidhur me refugjatët ka folur edhe aktorja britaneze Tilda Swinton, e cila në Festivalin e Filmit në Venecia është duke marrë pjesë me filmin ‘A Bigger Splash’.
“Më lejoni të ju sugjeroj, se në këtë situatë nuk jemi duke u marrë vetëm me emigrantë,” tha ajo. “Këtu kemi të bëjmë me refugjatë, refugjatë të luftës,” shtoi Swinton.
Ndërkaq, regjisori britanik Tom Hooper, ka deklaruar se refugjatët janë viktima të paragjykimeve.
“Ne jemi duke jetuar në një botë thellësisht të ndarë. Dua të them se ajo që ndodh në Europë këtë moment, kriza e refugjatëve, është një apel për zemrat tona,” tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit