2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kriza e refugjatëve nuk do t`i sjell vlerësime pozitive Maqedonisë

Më të lexuarat

Kriza e refugjatëve mund të ndikoj negativisht mbi dosjen me të cilën Maqedonia do të ikë në takimin e shefave të qeverive dhe ministrave të punëve të jashtme që të dielën do të mbahet në Vjenë, vlerësojnë një pjesë nga diplomatët në vend.

Ish ambasadori i Maqedonisë në Gjermani, Goran Rafajlovski theksoi se qasja të cilën qeveria e ndërmori për të menaxhuar me krizën është e gabuar dhe mund që të ndikoj në vlerësimet negative nga BE-ja.

Ish ambasadori Risto Nikovski në një bisedë telefonike për 24 Vesti theksoi se nuk pret ndryshime drastike në vlerësimet nga ana e Evropës pasi që edhe vet nuk mund të përballet me problemin e refugjatëve, ndërsa Maqedonia shkon në takim me paragjykime shtesë, kështu që limitohet vendi në ndonjë mënyrë, transmeton zhurnal.mk

Edhe ministri Poposki dje deklaroi se nuk pret që Maqedonia në Vjenë ta impresionoje askënd, por realisht t`i njoftoje vendet me situatën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit