0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Kriza e refugjatëve: Hungaria vendos për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Më të lexuarat

Kryekëshilltari i Kryeministrit të Hungarisë, György Bakondi, ka deklaruar se gjendja e jashtëzakonshme që filloi më 9 mars do të zgjatet, transmeton AA.

Në një deklaratë për televizionin shtetëror M1 Bakondi ka konfirmuar se gjendja e jashtëzakonshme e cila filloi në muajin mars dhe përfundon më 9 shtator do të zgjatet.

Duke theksuar se pas marrjes së masave nga Serbia, Bullgaria dhe Maqedonia, refugjatët kanë gjetur rrugë të reja, Bakondi u shpreh: “Nga java në javë numri i refugjatëve në ishujt grekë është duke u dyfishuar. Vendet e Ballkanit janë duke u përpjekur për të mbrojtur kufijtë e tyre. Qeveria jonë do të zgjasë kohën e gjendjes së jashtëzakonshme e cila përfundon më 9 shtator për shkak të kalimeve të paligjshme të refugjatëve.”

Bakondi në fjalën e tij tha se rreth 3 mijë refugjatë presin në kufirin me Hungarinë. “Mesatarisht në ditë rreth 200 persona mundohen të kalojnë kufirin me Hungarinë. Por deri më tani askush nuk mundi ta bëjë një gjë të tillë. Ka 3 mijë persona që presin në kufi. Përmes organizatorëve të klandestinëve ata kërkojnë pikat e dobëta.”

Ndërkohë që vitin e kaluar Hungaria ishte një nga pikat kryesore për kalimin e refugjatëve drejt vendeve të Evropës Perëndimore, ky vend ndërmori masa të rrepta në kufi me Serbinë duke e rrethuar vijën kufitare me tel me gjemba.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit