3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kriza e parë bankare e gjeneratës së Twitter-it: ç’rol luajtën mediat sociale?

Më të lexuarat

“Stuhia” që çoi në kolapsin e Silicon Valley Bank dhe Credit Suisse

Trazirat në sektorin financiar kanë ngritur shqetësimin se jemi edhe një herë një hap përpara një krize financiare të ngjashme si ajo e vitit 2008. Megjithatë, kriza e sotme bankare është shumë e ndryshme nga ajo e mëparshme 15 vjet më parë, duke pasur parasysh mediat sociale, bankat online dhe ndryshimet në rregulloret që rregullojnë sistemin bankar.

Sipas kryeekonomistit të UBS Global Wealth Management, Paul Donovan, “Kjo situatë është kriza e parë bankare e gjeneratës së Twitter. Ajo që ka bërë media sociale është se ka rritur rëndësinë e reputacionit të një banke, e cila tani luan një rol të madh”.

Mediat sociale “sigurojnë një mundësi për përhapjen e informacionit ose dezinformimit, i cili po rezulton të jetë i dëmshëm për bankat,” tha për CNBC John Danielson, drejtor i Qendrës së Riskut Sistemik në London School of Economics, duke shtuar se “rritja masive e përdorimit i mediave sociale, bankave online dhe sistemeve të tjera të lidhura me to, mund të krijojnë tronditje në sistemin bankar, duke e bërë atë të prekshëm ndaj problemeve që nuk do të kishte në të kundërt”.

“Loja tashmë ka ndryshuar. Pas disa cicërimave, ne u çuam në kolaps Silicon Valley Bank brenda natës. Në të kaluarën, kjo krizë do të kishte marrë ditë, nëse jo javë”, tha CEO e Citigroup, Jane Fraser.

Krahas përhapjes së informacionit dhe panikut, rrjedhjet e depozitave për shkak të bankingut online dhe mobile, të cilat kanë ndryshuar vetë imazhin e drejtimit të bankës, mund të jenë po aq të pjerrëta.

“Ne nuk kishim radhë të mëdha jashtë bankave siç kishim me North Rock në Britani gjatë krizës globale financiare, sepse gjithçka bëhej me shtypjen e një butoni”, theksoi Donovan.

Kombinimi i përhapjes së informacionit dhe aksesit të menjëhershëm në depozita i kanë bërë bankat shumë më të prekshme ndaj krizave të tilla, siç tha Stefan Legge nga Universiteti i St. Gallen.

“Në të kaluarën, imazhet e radhëve jashtë bankave shkaktuan panik. Tani, rrjedhjet bankare janë shumë më të shpejta, pasi paniku përhapet përmes mediave sociale”, theksoi Legge.

Sa i përket stabilitetit të sistemit financiar të Eurozonës, Danielson theksoi se “duke pasur parasysh rregulloret e reja dhe stabilitetin e sistemit bankar, mendoj se një krizë e ngjashme me atë të vitit 2008 është relativisht e pamundur”.

Ekzekutivi i Shoqatës Ndërkombëtare të Tregjeve të Kapitalit, Bob Parker, nga ana e tij, argumenton se “bankat evropiane kanë më shumë kapital si mbrojtje, ndërsa nivelet e tyre të levës janë shumë më të shëndetshme. 30 deri në 40 bankat më të mëdha në botë kanë nivele të ulëta të levës dhe likuiditet të rritur. Niveli i rrezikut në sistemin bankar është shumë më i ulët se 20 apo 30 vjet më parë”.

Autoriteti Bankar Evropian (EBA), i cili u krijua në vitin 2011 si pasojë e krizës financiare globale, së fundmi njoftoi se “sektori bankar evropian është i qëndrueshëm me raporte të rritura të kapitalit dhe likuiditetit”.

Pavarësisht këtyre garancive, Parker nënvizoi se ka probleme të theksuara në banka të veçanta, të cilat megjithatë nuk reflektohen në pjesën tjetër të sektorit bankar. Mendimi i Fraser është i ngjashëm dhe së fundmi ajo theksoi se “nuk është e njëjta krizë si ajo e vitit 2008. Është një situatë ku disa banka kanë disa probleme të cilat do të bënim mirë t’i trajtonim menjëherë”.

Sipas Thomas Jordan, president i Bankës Kombëtare të Zvicrës, “mund të bëhet një paralele me krizën e vitit 2008 për shkak të mungesës së besimit në sistemin bankar. Nuk mendoj se mobile banking ishte problemi i madh, por mungesa e besimit në disa institucione financiare që e përkeqësoi situatën”.

 Me këtë mendim është edhe kreu i EBA-s, José Manuel Cama, i cili nënvizoi nevojën për vigjilencë dhe adresimin e problemeve për të mbrojtur si depozituesit, ashtu edhe besimin e tyre në industrinë bankare. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit