Embargoja ajrore e vendosur ndaj Katarit që prej fillimit të krizës së Gjirit do të zbatohet vetëm për kompanitë ajrore dhe avionët e Katarit apo të regjistruar në këtë shtet, njoftoi të martën Autoriteti i Aviacionit Civil të EBA…
Embargoja ajrore e vendosur ndaj Katarit që prej fillimit të krizës së Gjirit do të zbatohet vetëm për kompanitë ajrore dhe avionët e Katarit apo të regjistruar në këtë shtet, njoftoi të martën Autoriteti i Aviacionit Civil të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) në një deklaratë.
Arabia Saudite dhe Bahrejni publikuan deklarata të njëjta për embargon ajrore, tashmë në fuqi që kur Riadi, Abu-Dabi dhe Manamaka ndërprenë marrëdhëniet më 5 qershor me Katarin duke e akuzuar si mbështetës të terrorizmit.
Në përputhje me embargon ajrore, është e ndaluar për të gjithë kompanitë ajrore dhe avionët e regjistruar në Katar për të kryer ulje në aeroportet apo për të kaluar tranzit nga hapësira ajrore e EBA, Arabisë Saudite dhe Bahrejnit, referuar deklaratave të publikuara nga agjencitë zyrtare të lajmeve të tre shteteve në fjalë.
“Kjo masë nuk do të zbatohet për kompanitë ajrore dhe avionët e pa regjistruar në Katar dhe në secilin nga tre shtetet fqinjë, duke kërkuar për të kaluar tranzit nga hapësira ajrore e këtyre vendeve për fluturime që kanë si pikënisje apo destinacion Katarin”, theksohet në deklaratat e sipërcituara.