10.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Siri – Regjimi i Esadit fillon të përdorë bomba me napalm kundër popullatës civile

Më të lexuarat

Regjimi i Esadit në Siri ka filluar të përdorë kundër popullatës civile, krahas bombave fuçi, edhe bomba me napalm, të cilat kanë fuqi të madhe djegëse…

Regjimi i Esadit në Siri ka filluar të përdorë kundër popullatës civile, krahas bombave fuçi, edhe bomba me napalm, të cilat kanë fuqi të madhe djegëse.

Së fundmi, forcat besnike të Beshar Esadit kanë sulmuar me bomba me napalm disa lagje të qytetit Dera.

Të paktën 10 civilë kanë marrë plagë të rënda në këto lagje, të cilat vazhdojnë të bëhen edhe shënjestër e sulmeve me bomba fuçi.

Në zonën e quajtur Menshije, ku po regjistrohen edhe luftimet më intensive, një numër i madh banesash janë përfshirë nga flakë të mëdha.

Qendra e Deras formohet nga dy vendbanime kryesore, Dera Mahata (qyteti i ri) në veri dhe Dera Beled(qyteti i vjetër) në jug të qytetit; ndërkohë që forcat e regjimit të Esadit kontrollojnë thuajse të gjithë Dera Mahatan.

Dera është përfshirë në mesin e “zonave pa luftime”, të cilat parashikohet të formohen me memorandumin e firmosur nga Rusia, Turqia dhe Irani në takimin e 4-5 majit në Astanë të Kazakistanit.

Opozita e armatosur në këtë qytet vazhdon t’i bëjë rezistencë forcave të regjimit për të penguar avancimin e tyre përmes Menshijes.

Ndërkaq, zonat nën rrethimin e trupave besnike të Esadit në qytetin Humus, ku bombardimet ajrore të regjimit sirian janë ndërprerë në përgjithësi, vazhdojnë të luftojnë kundër urisë.

Telbise, Rastan dhe Hola, vendbanime në veri të Humusit të kontrolluara nga opozita e armatosur siriane, mbahen nën rrethim nga forcat e regjimit prej gati 5 vitesh.

Të përfshira në mesin e “zonave pa luftime”, të cilat parashikohet të formohen me memorandumin e firmosur nga Rusia, Turqia dhe Irani në takimin e 4-5 majit në kryeqytetin kazak, janë gjithashtu vendbanimet e lartpërmendura në veri të Humusit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit