Programi amerikan i Antarktidës do të reduktohet deri në minimum.
Stacionet kërkimore të SHBA-së në Antarktidë janë të detyruara të pezullojnë përkohësisht studimet për shkak të krizës buxhetore, thuhet në një deklaratë të Fondacionit Kombëtar të Shkencës të SHBA-së.
Siç njoftuan në Fondacion, në muajt e ardhshëm do të ndalohet zhvillimi i të gjitha studimeve, të cilat nuk ndikojnë në garantimin e sigurisë së njerëzve dhe ruajtjes së pronës shtetërore.
Në deklaratë vihet në dukje se “reduktimi i programeve, të cilat janë planifikuar përgjatë shumë vitesh, është një ngjarje e pashembullt dhe tragjike”.