10 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

BE-ja, sistem të ri të kontrollit të kufijve

Më të lexuarat

Parlamenti Evropian ka miratuar të enjten sistemin e ri të kontrollit të kufijve të Bashkimit Evropian, për të evituar lëvizjen sa më të madhe të imigrantëve ilegalë dhe refugjatëve.
Kjo vjen si pasojë e tragjedisë që ndodhi në Lampaduzë të Italisë, ku humbën jetën qindra klandestinë pasi që anija e tyre u fundos.
Sistemi “Evrosur” nënkupton që vendet anëtare të BE-së do të jenë më mirë të siguruara që ta evitojnë, ta njohin dhe ta luftojnë migrimin ilegal, por edhe t’i shpëtojnë jetët e imigrantëve.
Në një komunikatë të Parlamentit Evropian është bërë e ditur se elementi kryesor i sistemit të ri është rrjedhja më e mirë e informacioneve mes vendeve anëtare të BE-së dhe me agjencinë për kontrollin e kufijve “Frontex”. “Kjo përfshin shkëmbimin e informacioneve dhe të të dhënave të shërbimeve informative të autoriteteve dhe organeve të ndryshme mbikëqyrëse, duke përfshirë mbikëqyrjen satelitore apo informacionet për anijet”, është thënë në komunikatën e Parlamenti Evropian/Epoka/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit