Lideri i Çeçenisë e ka detyruar një punonjëse sociale që të dalë live në TV bashkë me burrin, në mënyrë që ky ta qortonte bashkëshorten pasi ajo e kishte kritukuar udhëheqësin nëpër rrjetete sociale.
Ramzan Kadyrov e urdhëroi Ayshat Inayeva dhe burrin e saj Magomed Idigov që të dilnin në ekran dhe të kërkonin ndjesë për sjelljen e saj.
Një gjë e tillë ndodhi pasi Znj. Inayeva kishte publikuar një mesazh audio plot zemëratë kundër Kadyrovit duke pyetur se përse i detyronte çeçenët normalë që të duronin kushte kaq të vështira në vend.
Kjo tregon edhe niher tmerrin e këtij lideri që shitet mysliman, ku shumë veprime të tij e thonë të kundërtën e Islamit.