8.3 C
Pristina
Thursday, January 30, 2025

Kritikohet ministri i jashtëm gjerman për komentet e tij kundër Ozilit

Më të lexuarat

Schroder shtoi se pavarësisht postave të urrejtjes, telefonatave kërcënuese dhe komenteve raciste në mediat sociale, ai nuk mori mbështetje nga DFB apo nga kreu i saj, Reinhard Grindel

 

BERLIN (AA) – Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroder, ka kritikuar ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, për komentet e tij kontraversale ndaj futbollistit gjerman, Mesut Ozil, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kjo është thjesht e padurueshme”, tha Schroder, ish-drejtues i Partisë Social Demokratike (SPD) për gazetën Zeitung.

Ylli i futbollit të Gjermanisë, i cili është me origjinë turke, të dielën e kaluar u largua nga ekipi kombëtar, duke cituar diskriminimin dhe propagandën raciste me të cilën u përball gjatë muajve të fundit.

Në një prononcim të papritur të ditës së hënë, Maas, një politikan social-demokrat, kritikoi vendimin e futbollistit Ozil.

“Nuk mendoj se rasti i një multi-milioneri që jeton dhe punon në Angli do të na jepte ndonjë informacion mbi kapacitetin e integrimit në Gjermani”, tha Maas.

Schroder tha se komentet e tilla nuk kanë të bëjnë aspak me pikëpamjet social-demokratike.

Ai shtoi se pavarësisht postave të urrejtjes, telefonatave kërcënuese dhe komenteve raciste në mediat sociale, ai nuk mori mbështetje nga Asociacioni Gjerman i Futbollit (DFB) apo nga kreu i saj, Reinhard Grindel.

Që nga muaji maj, Ozil u kritikua nga politikanët dhe mediat gjermane për takimin e tij në Londër me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, para zgjedhjeve në Turqi.

Në një seri postimesh në twitter, Ozil mbrojti takimin e tij dhe theksoi se një foto me presidentin turk nuk kishte lidhje me politikën apo zgjedhjet.

“Ishte në lidhje me respektimin e zyrës më të lartë të vendit të familjes sime”, shkroi ai.

Ozil tha se politikanët e ekstremit të djathtë dhe mediat e përdorën figurën e tij me presidentin Erdoğan “si një mundësi për të shprehur tendencat e tyre raciste të fshehura më parë”, përpara Kupës Botërore të futbollit të qershorit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit