1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kritika ndaj Serbisë për mos reagimi ndaj Rusisë

Më të lexuarat

Më 25 shkurt, Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Serbisë miratoi konkluzione mbi luftën në Ukrainë.

Konkluzionet shprehnin mbështetje për integritetin territorial të Ukrainës, por përmbaheshin nga vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë.

Kështu, Serbia nuk i është bashkuar sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, përcjell Telegrafi.

Ajo mbeti, së bashku me Bosnje-Hercegovinën, i vetmi vend në rajon që nuk u rreshtua ose nuk njoftoi përafrimin e saj me raundin më të ri të sanksioneve të prezantuara nga BE.

Presidenti Aleksandar Vuçiq u takua me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, si dhe me ambasadorin e BE-së në Serbi, me të cilin supozohet se ka diskutuar për qëndrimin e Serbisë për sanksionet.

Lexo po ashtu:
Serbët në Mal të Zi marshojnë në mbështetje të presidentit rus Vladimir Putin
Serbët në Mal të Zi marshojnë në mbështetje të presidentit rus Vladimir Putin
E të hënën, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, deklaroi se Bashkimi pret që Serbia të përafrohet me sanksionet.

Sipas “EuropeanWesternBalkans”, asnjë thirrje tjetër zyrtare nuk erdhi nga BE-ja, megjithëse Vuçiq tha të hënën se i ishte nënshtruar “presioneve të mëdha” dhe se ditët e fundit kanë qenë më të vështirat në karrierën e tij profesionale.

Megjithatë, disa politikanë dhe ish-diplomatë evropianë e kanë kritikuar Serbinë për pozicionin e saj.

Dhe shumica e komenteve u pritën me reagimin e zyrtarëve serbë dhe u shpërndanë nga mediat pro-qeveritare.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, të premten në Twitter tha se ishte koha e fundit që Qeveria serbe dhe presidenti i Serbisë të dënojnë publikisht pushtimin rus të Ukrainës.

“Koha e uljes në dy karrige ka mbaruar”, shkroi von Cramon.
Edhe raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimír Bilčík, e bëri të ditur mendimin e tij menjëherë pas shpalljes së vendimit për mospërputhje me sanksionet ndaj Rusisë.

“Sulmi i Putinit kundër Ukrainës është një moment vendimtar edhe për Ballkanin Perëndimor. Prandaj të gjithë duhet të kuptojnë se zgjedhja e Serbisë për të mos iu bashkuar sanksioneve të BE-së është një vendim përcaktues i politikës së jashtme për marrëdhënie shumë më të gjera ndërmjet BE-së dhe Serbisë”, ka shkruar Bilčík.

Gjithashtu, gjatë tre ditëve në vijim, disa komentatorë, duke përfshirë ish-diplomatë, kritikuan Serbinë se nuk iu bashkua sanksioneve.

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka shkruar të dielën në Twitter se “Vuçiq i Serbisë ka zgjedhur Putinin në vend të Perëndimit… BE, SHBA ju lutemi ta keni parasysh”.

Ndërsa duke komentuar në një postim në Twitter nga gazetari Michael Martens mbi refuzimin e Serbisë për t’iu bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë, Bildt shkroi se Serbia e skualifikoi veten nga procesi i pranimit në BE.
“Me këtë qëndrim, Serbia de facto e skualifikoi veten nga procesi i anëtarësimit në BE. Nuk duhet të ketë vend që anëtarët e rinj të BE-së të mos ndajnë vlerat dhe interesat tona themelore”, ka shkruar Bildt. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit