-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kritika ndaj autoriteteve bullgare të sigurisë pas sulmit terrorist

Më të lexuarat

Pasojë e sulmit në Burgas të Bullgarisë autoritetet izraelite fajësojnë Iranin. Ky rast të bën të dyshosh për aftësinë e forcave bullgare të sigurisë.
Si pasojë e sulmit në Burgas të Bullgarisë u vranë shtatë vetë, 5 izraelitë, një bullgar dhe vet atentatori, rreth 30 të tjerë janë plagosur. Sulmi dhe vrasja e turistëve izraelitë në një autobus në Burgas të Bullgarisë duket se nuk ka qenë i befasishëm. Sipas kryeministrit Boiko Borisov, deri tani janë evituar 15 sulme të ngjashme. Ndërkohë edhe policia ka bërë publike një fotografi të të dyshuarit për këto sulme.
Paralajmërimet nga Izraeli
Që në janar kanë njoftuar autoritetet izraelite për rreziqet nga sulmet e mundshme terroriste kundër turistëve izraelitë. Lidhur me këtë ka pasur edhe bisedime zyrtare mes Izraelit dhe Bullgarisë. Shërbimi sekret izraelit Mosad ka paralajmëruar për mundësinë e sulmeve edhe në prag të sezonit veror. Bullgaria është një nga destinacionet më të preferuara të izraelitëve për pushime. Këtë vit është rritur numri i turistëve nme 10 %. Për shkak të tensioneve në marrëdhëniet me Turqinë, gjithnjë e më shumë izraelitë po shkojnë për pushime në Bullgari. Në veçanti të interesuar për pushime në këtë vend janë izraelitët e rinj, për shkak të festimeve të shumta në bregdetin bullgar. Edhe në autobusin e sulmuar ishin shumë të rinj izraelitë.

Mungesa e masave të sigurisë?
Tani janë shtuar kritikat ndaj organeve të sigurisë. Ish-kryeministri Dimiter Ludjev është i bindur se Bullgaria nuk është e përgatitur për t’u bërë ballë sulmeve të tilla. “Deri sivjet nga Izraeli për në Bullgari kanë fluturuar vetëm avionët izralitë. Në avionë ka pasur gjithmonë forca shtesë të sigurisë. Ndërkohë që turistët janë dërguar prej aeroporteve drejt nëpër hotele. Kësaj radhe ishte shoqëria ajrore bullgare Air Vi, dhe nuk ka pasur prani të asnjërit prej organeve të sigurisë. Kjo krijon një imazh shumë të keq për autoritetet bullgare të sigurisë“, thotë ai.
Edhe eksperti për Lindjen e Mesme Mohamed Halaf i kritikon autoritetet bullgare të sigurisë. Dyshime për aftësinë e këtyre forcave ka shprehur madje edhe vet presidenti Rosen Plevneliev. Ndërsa kryeministri Borisov i hedh poshtë kritikat: “Ky sulm mund të ndodhte edhe diku tjetër. Por ja që ndodhi në Bullgari. Ngjashëm shprehet edhe ministri i Brendshëm Zvetan Zvetanov.

Dyshohen Irani dhe hizbollahu
Izraeli e ka fajësuar Iranin për këtë sulm të përgjakshëm në Bullgari. Kryeministri Benjamin Netanjahu dhe ministri i Mbrojtjes Ehud Barak deklaruan se këto sulme i kanë kryer milicët e hizbollahut, me kërkesë të autoriteteve iraniane. Kështu mendon edhe eksperti Vladimir Çukov. Nga qarqet diplomatike në Sofje mësohet, se edhe Bullgaria mendon kështu. Ndërkohë që Teherani zyrtar i ka hedhur poshtë këto kritika, duke i quajtur ato si “qesharake”.
Sidoqoftë, ish – ministri i Jashtëm Solomon Passy mendon se Bullgaria nuk mund të përballet me këtë problem, pa ndihmën e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian. Edhe komisionerja bullgare në BE, Kristalina Georgieva flet për domosdoshmërinë e bashkëpunimit më intensiv me autoritetet e Brukselit dhe me Europolin për të zbuluar sfondin e këtij sulmi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit