2.3 C
Pristina
Tuesday, January 21, 2025

Kriteret e gjykimit mbi Tufanin e Aksasë

Më të lexuarat

Nuk është e mundur të gjykohet një përvojë si një sukses ose një dështim nëse nuk biem dakord për kriterin me të cilin e gjykojmë atë. Për shembull, ju mund të gjeni një person që sakrifikon veten dhe e nënçmon atë për të arritur një pozicion, dhe nëse e arrin atë, e sheh veten të suksesshëm, sepse kriteri i tij i suksesit është vetë arritja. Ka dikush që e sheh këtë si një dështim; për shkak se kriteri i tij për sukses është ruajtja e dinjitetit të tij. Kështu zbulojmë se kriteret e ndryshme çojnë në gjykime të ndryshme.

Zbato të njëjtën gjë për Tufanin e Aksa-së. Gjykimi për te varet nga kriteri që do përdorësh për gjykimin e tij. Ata që e gjykojnë si të gabuar Tufanin e Aksasë, e gjykojnë në bazë të kriterit të kostos, çmimit. Pasi që kostoja është e lartë, atëherë sipas tyre edhe aksioni është i gabuar! Por kriteri i kostos nuk është gjithmonë i saktë, siç dëshmohet nga fakti se të gjithë sot janë të kënaqur me fitoren e revolucionit sirian edhe pse kostoja e tij ishte shumë herë më e madhe se kostoja e Gazës dhe të gjithë janë krenarë për revolucionin algjerian, kostoja e të cilit ishte shumë më e madhe se kostoja e Gazës. Të gjithë e konsiderojnë Bashkimin Sovjetik fitimtar kur dëboi nazistët, edhe pse Bashkimi Sovjetik humbi njëzet milionë njerëz!

Pastaj, nëse do të gjykonim me kriterin e kostos, kjo do të thotë se nëse Izraeli pushtonte ndonjë vend arab, askush nuk duhet t’i rezistonte, sepse rezistimi ndaj tij do të kishte një kosto të madhe në jetën e njerëzve dhe kështu gjejmë se kriteri i kostos na çon te opsioni i vetëm përpara Izraelit, që është opsioni i dorëzimit.

Atëherë pse flasim për koston e luftës dhe jo për koston e paqes? Bregu Perëndimor humbi më shumë se dyzet për qind të zonës së tij për shkak të paqes dhe 800,000 pushtues sionistë u vendosën në Bregun Perëndimor për shkak të paqes, kështu që pse na intereson kostoja e luftës dhe shmangim të flasim për koston e paqes?

A do të thotë deklarata e mëparshme se kostoja nuk është e rëndësishme? Nuk ka dyshim se është e rëndësishme dhe thelbësore, por duhet t’i shtojmë edhe një kriter tjetër, që është kriteri i fizibilitetit, nëse kostoja nuk ka fizibilitet të duhur, atëherë është thjesht pakujdesi dhe kotësi.

A ishte Tufani i Aksasë i dobishme në projektin e rraskapitjes ushtarake dhe ekonomike të entitetit sionist?

Kjo është çështjeje rreth të cilës të gjithë ne duhet të diskutojmë.

Edhe  pse unë personalisht e shoh se ishte shumë lartë e arsyeshme dhe mund të përmendim dhjetëra arsye që e vërtetojnë këtë fizibilitet, madje vetë sionistët i pranuan shumë prej këtyre arsyeve. Mirëpo fizibiliteti qendror sipas bindjes time është se Tufani i Aksasë praktikisht e vuri Izraelin në një rrugë të rënies.

Pasi që rezistenca arriti të godet thellësinë e sigurisë izraelite, duke çuar në migrimin më të madh në historinë e Izraelit?!

Pastaj Izraeli arriti të mobilizojë të gjithë forcën e tij, me mbështetjen absolute të fuqive perëndimore, dhe luftoi pa ndalë për një vit e gjysmë, me gjithë kapacitetet ushtarake që kishte dhe më pas, rezistenca shfaqet e palëkundur dhe kohezive sikur lufta të kishte qenë për një ditë ose një pjesë të ditës!

Kjo është goditja më e madhe reale ndaj vullnetit për të mbijetuar për shoqërinë sioniste, dhe goditja më e madhe ndaj vullnetit për të luftuar të institucioneve ushtarake sioniste, dhe kur goditet bashkarisht edhe vullneti për të mbijetuar edhe vullneti për të luftuar, ju praktikisht e keni vënë Izraelin në rrugën e rrokullisjes për te poshtë nga pozita e lartë në të cilën gjindej.

Dr. Najif ibën Nehar – Drejtor i Institutit për studime sociologjike dhe humane Ibën Haldun, pranë Universitetit të Katarit

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit