-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Krimi që shokoi botën: Babai përdhunoi të bijën për nëntë vite, ndërsa videot e aktit seksual ua dërgonte pedofilëve tjerë

Më të lexuarat

Një lajm rrëqethës ka shokuar gjithë botën. Një australian plot nëntë vinte kishte keqtrajtuar seksualisht të bijën e vet, dhe gjithë këtë e kishte filmuar me kamerë ndërsa fotografitë i kishte shpërndarë me pedofilët tjerë!

Ky baba i pashpirt kishte filluar ta keqtrajtoj seksualisht të bijën kur ajo ishte vetëm dyvjeçare, ndërsa e gjithë kjo kishte ndodhur në periudhën 2002-2011, transmeton Telegrafi.

Australiani emri i të cilit nuk është bërë i ditur për shkaqe sigurie, i ka 50 vjet ndërsa javën e kaluar është ulur në bankën e të akuzuarve.

Gjyqtari Christopher Stevenson, kishte mbetur i habitur kur dëgjoi për krimin që e kishte kryer ky burrë.

“Është veprimi më i rëndë që një prind mund t’ia bëjë fëmijës së vet. Ju jeni një përbindësh dhe nuk meritoni të shihni dritën me sy”, i është drejtuar gjyqtari pedofilit.

Ky burrë kishte pritur çdo ditë që bashkëshortja e tij të shkojë në punë, dhe më pas kishte filluar të përdhunoi bijën e vet. Por pas bastisjes që i është bërë apartamentit të tij nga ana e policisë, në kompjuter janë gjetur video incizime që i kishte shpërndarë me pedofilët tjerë, kurse në një skenë shihet duke keqtrajtuar një vajzë.

“Ajo çfarë keni bërë ju është një vepër që nuk mund të ndodh as mes kafshëve. Qenia njerëzore nuk mund assesi të kuptojë atë çfarë keni bërë ju”, ka shtuar gjyqtari.

Ky burrë është akuzuar me 40 vite burgim, kurse opinioni publik është shokuar për faktin se pas 12 viteve burgim mund të lirohet me kusht.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit