4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Dokumentet arkivore të shtetit shqiptar për abuzimet seksuale brenda kishës katolike në Shqipëri

Më të lexuarat

Në dokumentet arkivore të shtetit shqiptar, zbulohen informacione shqetësuese që hedhin dritë mbi abuzimet seksuale të ndodhura brenda Kishës Katolike në Shqipëri. Këto dokumente përshkruajnë akuzat e rëndësishme ndaj Prefektit të Ipeshkvisë Atë Onorato da Gradoli, duke zbuluar një sërë veprimesh të papranueshme dhe të jashtëzakonshme që përfshijnë kërkesa që u ka bërë burrave shqiptar që të kryej marrëdhënie seksuale me gratë e tyre, marrdhënie seksuale me burra dhe aktet e tjera të papërshtatshme. Ky rasti i dokumentuar nuk është i izoluar; ai tregon se cenueshmëria ndaj krimeve seksuale ka ndikuar dhe prekur edhe shqiptarët, ashtu siç ka ndodhur në shumë vende të tjera. Kjo çështje nënvizon rëndësinë e adresimit të problemeve të tilla brenda institucioneve të kishës dhe nevojën për transparencë dhe përgjegjësi në të gjitha nivelet e shoqërisë.

Ja një pjesë e shkrimit nga Fondi i Arkivës së shtetit “…të Premten e Shenjtë (6 prill) të 1855, atë Antonino Branco da Sorrento i shkruante nga Lezha ipeshkvit të Shkodrës, Giovanni Topiq, për do hyp-e-zdrypje që kanë lënë gjurmë të bollshme në dokumentet arkivore shqiptare:  

“Njoftim tepër sekret për të mos legjitimuar Prefektin Atë Onorato da Gradoli* […]. Ditën e emërimit Tuaj erdhi në këtë strehë [Lezhë] një malësor me emrin Nikë Nika nga Shkreli për të denoncuar prefektin tek ipeshkvi [L. Çurçia], [dhe] pasi fillimisht [ai] u betua mbi Drurin e Kryqit që të thoshte të vërtetën, pa shtuar apo hequr asgjë, si dhe ta provonte atë me dëshmitarë përballë cilitdo prelat, denoncimi që vijon më poshtë u bë në praninë tonë, domethënë të kapelanit të ipeshkvit, dom Gregori nga Kallmeti, të atë Bonaventura da Francavilla dhe timen [A. B. da Sorrento]:

1. Prefekti Atë Onorato da Gradoli i ka kërkuar më se njëzet herë të sipërpërmendurit Nikë që t’ia çonte gruan për të mëkatuar me të, në këmbim të 100 piastrave.
2. Prefekti i ka thënë Nikës se donte edhe gruan e Kol Markut për të njëjtin qëllim, me premtimin e 100 piastrave. 
3. Prefekti ka provokuar Nikën më se 100 herë me të mallkuarën sodomi, duke i premtuar 50 piastra.
4. Diakoni Simon nga Kallmeti ka pohuar me gojën e tij në prani të disa dëshmitarëve se Prefekti ka kryer me të akte sodomie.
5. Gruaja e Prenk Markut, i cili është njëri prej atyre që grabitën dhe vranë tre marinarët, e për këtë u dënua me vdekje në Stamboll, është ndeshur shpeshherë në dhomën e Prefektit dhe më pas është parë shtatzënë, e mbase foshnja është vrarë”.**    

* Onorato da Gradoli, lindur më 1814, ka mbuluar fillimisht detyrën e kujdestarit në kuvendin San Francesco në Tarquinia (në fillim të viteve ‘40) e më pas, me gjasë pas 1857, në kuvendin San Francesco della Vigna në Venedik, si dhe atë të prefektit apostolik (kryetarit) të misionit françeskan në Epir (në vitet ‘50).

** Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi 132.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit