Rinia sot, arsimimi i saj, integrimi në Europë, forcimi gradual i shtetit, studimet jashtë shtetit që janë me mijëra persona, emigracioni qindra mijëra; të gjitha këto janë faktorë pozitivë që çojnë drejt zhdukjes së gjakmarrjes. Ndërsa ata që kryejnë sot vrasje të tilla janë sot në deformim të Kanunit.
Kështu ka vlerësarar profesori i njohur i juridiksionit penal në Shqipëri, Ismet Elezi. Ai ka thënë se gjakmarrja, që trondit opinionin me disa vrasje kohët e fundit, një dukuri kjo që e studion prej vitesh, nuk duhet të përzihet me krimet mafioze.
“Vrasja e Maries, 17-vjeçare, për shembull, nuk ka dë bëj Kanunin”, ka thënë Elezi në një intervistë për Zërin e Amerikës. Ai ka thënë se Kanuni e ndalon në mënyrë kategorike vrasjen e fëmijëve, vrasjen e grave, të priftit etj.
“Ka një seri ndalimesh. Ose raste të tjera që ndodhin në Shqipëri si ai që vendosi lëndë shpërthyese tritoli në dasëm. Nuk janë me Kanun këto. Nuk kanë asgjë të përbashkët. Këto janë veprime të tipit mafioz, janë influencat e mafies që vishen me emrin e Kanunit, për të fshehur dhe ndërlikuar krime të tilla”.
Elezi ka thënë se edhe lëvizja që ka filluar kohën e fundit për ndalimin e gjakmarrjes është positive. Ai ka thënë se në vitin 2010 vetëm 8 veta janë dënuar për gjakmarrje në bazë të buletinit të Ministrisë së Drejtësisë, dhe 12 persona në 2009.
“Pra kjo është një dukuri në zhdukje. E veçanta jonë qëndron se në Kodin Penal minimumi i dënimit ndaj vrasjes për gjakmarrje është 20 vjet burgim, kur për veprën terroriste e kemi 15 vjet burg. Domethënë dënojmë më rëndë për vrasjen e gjakmarrjes se sa për veprën terroriste. Dhe këtu qëndron një nga veçoritë kryesore të saj”.kohaislame