9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Apple thyen rekordin e shitjeve të pajisjes iPad

Më të lexuarat

Charlie Wolf i Needham & Company në fillim besoi që Apple do të shiste 13.5 milionë pajisje iPad gjatë çerekut të dytë të vitit 2012.

Sipas një analisti, nuk ka ngadalësim të shitjeve të pajisjeve iPad të ndërmarrjes Apple. Sipas AppleInsider, që kishte marrë një kopje të komenteve të tij, Charlie Wolf, analist në Needham & Company, u shkruajti investitorëve sot që Apple kishte shitur 20 milionë iPad gjatë periudhës prej tre muajve që mbaroi në muajin qershor.

Nëse Apple ka shitur me të vërtetë aq shumë pajisje iPad gjatë çerekut të kaluar të vitit, kjo do të vendoste një rekord të ri të ndërmarrjes. Gjatë periudhës së njëjtë kohore gjatë vitit të kaluar, Apple shiti 9.25 milionë iPad.

Gjatë çerekut të parë të këtij viti, iPad shiti 11.8 milionë njësi. Sipas AppleInsider, Wolf thotë që tableti i Apple është bërë aq i popullarizuar sa që së shpejti do ta tejkaloi edhe pajisjen iPhone.

“Në vëzhgimin tonë, është vetëm një çështje kohe përpara se shitjet e iPad të tejkalojnë shitjet e iPhone,” tha Wolf. “iPad është duke pushtuar tregun e biznesit me një ritëm më të shpejt se iPhone.Për më tepër, iPad do të lansohet në Kinë me 20 korrik. Kjo duhet të ofrojë një rritje të dukshme në shitje tani që Apple është duke i ofruar shërbimet dhe gjuhët kineze në platformën e vet iOS. ”

Apple me datën 24 korrik do të ofroj informacione rreth pasqyrave të veta financare për tre muajt që përfundojnë në muajin qershor.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit