1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Krimet e urrejtjes kundër muslimanëve në Britani të Madhe shënojnë rritje

Më të lexuarat

Policia Britanike ka njoftuar se krimet e urrejtjes kundër muslimanëve në Londër kanë shënuar një rritje me 70 përqind, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga policia londineze theksohet se në krimet e urrejtjes kundër muslimanëve në Londër në një periudhë për një vit deri në muajin korrik numri i sulmeve ka arritur në 816 dhe në krahasim me një vit më parë është shënuar një rritje me 70 përiqnd të këtyre sulmeve..

Në deklaratën ku vihet në dukje se gratë kanë qenë objektivi kryesorë i sulmeve ndaj muslimanëve theksohet se duke nisur që nga sulmet e kryera në internet përfshihen edhe sulmet fizike si dhe ato verbale në mënyra të ndryshme.

Edhe sipas të dhënave të organizatës me mbështetje qeveritare “Tell Mama” e cila ndjek sulmet kundër muslimanëve në Mbretërinë e Bashkuar në një deklaratë të saj thekson se në 60 përqind të këtyre rasteve gratë janë viktimat e sulmeve.

Në deklaratën e Tell Mama theksohet se gratë muslimane për shkak të perçes ose shamisë tërheqin më shumë vëmendje në ngjarjet e ndodhura në rrugë dhe janë më shumë objekt i këtyre sulmeve në krahasim me muslimanët meshkuj, dhe theksohet gjithashtu se veçanërisht ato gra që përdorin perçe përballen me sulme më agresive.

Në Britani dhe në Uells të tallesh me një person me aftësi të kufizuara, me gjininë, rracën, fenë, besimin ose për preferencat seksuale, apo të poshtërosh dhe të ngacmosh një person të tillë përfshihet si krim urrejtjeje. Ndërsa ato që kryejnë këtë krim urrejtjeje mund të dënohen me burgim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit