Sot në mëngjesin e hershëm duke shkuar për të falur namazin e sabahut është vrarë thirrësi Fadi Albtash. Motivet e vrasje së tij akoma nuk janë zbuluar. Ai ishte goditur me 10 plumba dhe si pasojë e kësaj ka ndërruar jetë.
Në disa incizime të kamerave të sigurisë shihen 2 njerëz që kishin pritur për të mbi 20 minuta, që bënë të kuptohet se vrasje ishte një komplot i menduar. Ai po shkonte në xhaminë, ku besohej se do udhëheqte faljen e namazit të sabahut.
Policia ka thënë se po hetojnë çdo kënd të mundshëm, duke e parë edhe nga këndi i sulmit terrorist. Investigimet kanë treguar se viktima nuk kishte ndonjë problem ekonomik apo ndonjë armik të njohur ka thënë policia.
Njerëzit e përshkruajnë si një njeri të sjellshëm, i shoqërueshëm dhe person i qetë. Ky krim ka prekur të gjithë në Malajzi. Kanë reaguar shumë institucione zyrtare./KohaIslame.com