1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Krim i trefishtë në Shijak, burri vret gruan, vjehrrin dhe veten

Më të lexuarat

Një krim brenda familjes ka tronditur në orët e para të ditës së sotme Shijakun.

Artan Petova, 37 vjeç mësohet se ka vrarë me armë zjari tip “Çifte gjahu” (me leje), bashkëshorten e tij Zara Petovën 35 vjeçe, si dhe vjehrrin Ismet Lekën, e më pas i ka dhënë po me të njetën armë fund fund edhe vetes i ndodhur nën një tronditje të rëndë psikike.

Pas vrasjes së dyfishtë fillimisht autori është larguar nga shtëpia dhe ka hipur në një shtyllë antene të “RadioTiranës” ku ka kërcënuar se do të kryente vetëvrasje.

Forcat e policisë të mbërritura në vend-ngjarje kanë nisur negociatat me autorin e vrasjes së dyfishtë, duke e bindur atë që të dorrëzohet.

Por Artani nuk ka pranuar deri në fund t’u bindet thirrjeve të policisë dhe të zbresë nga shtylla e antenës, duke u vetëvrarë pas 7 orësh negociata.

Nga sa mësohet nga informacionet e policisë, ngjarja që ka ndodhur në zonën e “Katër rrugëve” në Shijak, ka pasur si motiv një konflikt të hershëm midis autorit dhe bashkëshortes së tij.

Kjo ka bërë që çifti të vendosë të ndaheshin, ndaj edhe kishin nisur procedurat e divorcit.

Këtë periudhë, Zara kishte marrë vajzën e saj të mitur dhe ishte larguar në familjen e babait të saj.

Aty ka ndodhur edhe krimi i rëndë këtë të dielë. Artani, ka marrë armën e tij dhe ka shkuar në banesën e bashkëshortes, e cila ndodhet shumë pranë shtëpisë së tij.

Sapo ka hyrë në oborr, ai ka qëlluar mbi gruan dhe vjehrrin.

Të shtënat e çiftes dhe britmat e fëmijëve kanë alarmuar komshinjtë e çiftit që kanë lajmëruar menjëherë policinë për ngjarjen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit