Transmetohet nga Ibën Umeri radijAllahu anhuma se ka thënë: I Dërguari I Allahut sal-lAllahu alejhi ue sle-lem ka thënë: “Dy lloje gjaku dhe dy lloje kafshësh të ngordhura na janë lejuar. Dy llojet e kafshëve të ngordhura janë peshqit dhe karkalecat. Ndërsa dy llojet e gjakut janë: gjaku i mëlçisë dhe ai i shpretkës.” Ahmedi në “El-Musned” (2/97), Ibën Maxhe në “Es-Sunnenu” (2/1102 me nr. 3314), Esh-Shafiu në “Tertibul-Musned” (2/173 me nr. 607), Ed Darakutnij (4/272 me nr. 25), El-Bejhakij (1/254), El-Begavij në “Sherh es-Sunneh” (11/244) etj. E ka saktësuar shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) në “Sahihul-Xhami” (210), “Es-Sahihah” (1118) dhe “El-Mishkah” (4142)
Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): Fjala e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem “peshqit” përfshin të gjitha llojet e peshqëve. Qoftë ai i madh apo i vogël. Po ashtu përfshin të gjitha kafshët (krijesat) të cilat nuk jetojnë veçse në det.
Ky hadith ka përjashtuar prej gjakrave dy gjakra: Gjaku i parë është gjaku i mëlçisë dhe gjaku i dytë është gjaku i shpretkës. Të dyja këto janë përjashtuar nga përgjithësimi i fjalës së Allahut të Madhëruar: “Juve u eshte ndaluar e ngordhura, gjaku…”
Nga hadithi përfitohen disa çështje:
E para: Ndalimi i të ngordhurës. E për këtë ka dakortësim. Ngase fjala e tij sal-lAllahu alejhi ue sle-lem: “na është lejuar” tregon (është argument) se origjina në lidhje me të ngodhurën është ndalimi (konsumimit të saj).
E dyta: Në hadith ka argument për lejimin e peshkut të ngordhur dhe karkalecit. Dhe se të dyja ato përjashtohen nga përgjithësimi i ndalimit të së ngordhurës.
E treta: Peshku dhe karkaleci nëse ngordhin në det nuk konsiderohen të pisët (ndotur). Ky është shkaku që autori (Allahu e mëshiroftë!) e ka sjellur këtë hadith në temën e ujrave. Ngase peshku dhe karkaleci nëse ngordhin në det nuk konsiderohen të pisët. Në të kundërtën nëse në të (ujë) ngordh ndonjë prej kafshëve të tokës si p.sh. delet dhe devetë (ato konsiderohen të pisët dhe nuk lejohet ngrënia).
E katërta: Në hadith ka argument për ndalimin e gjakrave. Për këtë ka dakortësi bazuar në tekstin e ajeteve kuranoreve dhe haditheve.
E pesta: Në hadith ka argument për përjashtimin e gjakut të mëlçisë dhe shpretkës nga përgjithësimi i gjakrave të ndaluar.
Shkëputur me disa shkurtime nga “Tes’hilul ilmam bifik’hil ehadith min bulug el-meram” vëll. 1
Përktheu: Unejs Sheme