6.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kreu i partisë opozitare në Serbi, Ponosh: Radoiçiq u lirua nga paraburgimi, sepse kishte marrëveshje me pushtetin

Më të lexuarat

Kryetari i Partisë Qendra e Serbisë (Srce), Zdravko Ponosh, vlerëson se Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, është liruar shpejt nga paraburgimi, edhe pse dyshohet për tregti të paligjshme të armëve dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, pasi ka arritur marrëveshje me autoritetet në Serbi.

“Jam i bindur se marrja e përgjegjësisë së plotë nga Radoiçiq për ngjarjen në Banjskë dhe paraqitja e tij në polici është rezultat i marrëveshjes së arritur mes tij dhe qeverisë së Serbisë. Besoj se lirimi i tij është gjithashtu pjesë e kësaj marrëveshjeje. Nuk është e papritur”, thotë Ponosh për “Danas”.

Ai, tha për “Danas”, se varet nga disa gjëra se si do të zhvillohen gjërat me Radoiçiqin “dhe ku do ta mbajë furçën e dhëmbëve” dhe një pjesë e madhe varet nga ajo se kush do të jetë më i suksesshëm në negociatat me Vuçiqin dhe në presionin ndaj Vuçiq-Radoiçiq apo “lojtarët e jashtëm”.

“Konkretisht, kujt i detyrohet Vuçiq më shumë, kujt i frikësohet më shumë, kujt i ka premtuar më shumë, kush ka një kapacitet më të madh shantazhues ndaj tij? Vuçiq e di se çfarë po bën me Radoiçiqin. Ai e di çfarë di Radoiçiq. Pasigurinë më të madhe e ka me akterët e jashtëm. Ai nuk e di se sa dinë ata. Do të ishte mençuri të nisej nga supozimi se ata dinë shumë. Ai është gjithashtu i shqetësuar se kush do ta mbajë fjalën. Historia e kohëve të fundit është plot me mesazhe shqetësuese”, thotë Ponosh, transmeton Telegrafi

Sipas tij, pas gjithë përvojave që kemi kaluar, ne e dimë se si do të përfundojë kjo.

“Ne nuk e dimë saktësisht se sa do të zgjasë dhe çfarë çmimi do të duhet të paguajmë. Serbët në Kosovë tashmë kanë paguar një çmim të madh. Ata janë viktimizuar nga ky regjim. Në të njëjtën mënyrë si u sakrifikuan serbët në Krainë nga i njëjti regjim në mishërimin e tij të mëparshëm. Duke qenë se ne i dimë të gjitha këto, nuk duhet të shikojmë vetëm qiellin dhe të presim përfundimin për të filluar zëvendësimin e tjegullave të çatisë”, thotë Ponosh.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka njoftuar se do të apelojë vendimin e gjykatës për të mos e mbajtur në paraburgim Milan Radoiçiqin, i cili akuzohet për shumë krime në lidhje me konfliktin e sulmin e të 24 shtatorit në Banjskë, në veri të Kosovës

Gjykata e Lartë në Beograd njoftoi më herët gjatë ditës së sotme se hodhi poshtë propozimin e Prokurorisë së Lartë për ta mbajtur në paraburgim Radoiçiqin duke ia ndaluar të largohet nga Serbia. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit