4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kreu i OKB-së, Guterres: Njerëzimi i ka “hapur luftë” natyrës

Më të lexuarat

“Me shkatërrimin e ekosistemit parashikohet që humbjet vjetore deri në vitin 2030 të jenë 3 trilionë dollarë. Ndërkohë na presin çmime shumë më të larta për ujin, ushqimin dhe energjinë”, tha Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka tërhequr vëmendjen mbi dëmin që njerëzimi po i shkakton mjedisit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim në Konferencën e OKB-së për Biodiversitetin (COP15) që mbahet në qytetin Montreal të Kanadasë, Guterres tha se njerëzimi i ka “hapur luftë” natyrës dhe ka krijuar “kaos” me mjetet e shkatërrimit dhe se tashmë vendet duhet të “bëjnë paqe” me natyrën.

“Toka, uji dhe ajri po helmohen me kimikate, ilaçe për insekte (pesticide) dhe plastikë”, tha Guterres i cili akuzoi kompanitë shumëkombëshe se po dëmtojnë të bekuarat e botës teksa fitojnë të ardhura.

“Njerëzimi është bërë një armë e madhe e shkatërrimit masiv me ambicien e pafundme për rritje ekonomike të pakontrolluar dhe disproporcionale. Po eliminojmë veten tonë duke e trajtuar natyrën si një letër higjienike”, tha kreu i OKB-së.

Ai tha se shkatërrimi i natyrës dhe biodiversitetit shkakton kosto të madhe humanitare. “Këtë kosto e masim me papunësinë, urinë, sëmundjet dhe vdekjet. Me shkatërrimin e ekosistemit parashikohet që humbjet vjetore deri në vitin 2030 të jenë 3 trilionë dollarë. Ndërkohë na presin çmime shumë më të larta për ujin, ushqimin dhe energjinë”, tha Guterres.

Pasi njoftoi se kjo konferencë është “shansi i fundit” për të ndalur shkatërrimin, Guterres shtoi se “Duhet të shmangemi nga justifikimet dhe zvarritjet. Duhet të mbahen edhe premtimet e dhëna”.

Guterres u bëri thirrje qeverive që të zhvillojnë plane veprimi kombëtare të guximshme në luftën me biodiversitetin.

Konferenca e parë e cila njihet edhe si COP15 u mbajt vitin e kaluar në Kinë.

Konferenca në të cilën marrin pjesë mbi 17 mijë pjesëmarrës dhe 900 media do të vazhdojë deri më 19 dhjetor

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit