4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kreu i Ligës Arabe: Kriza siriane duhet të marrë fund

Më të lexuarat

Anëtarësimi i Sirinë në Ligën Arabe u pezullua në vitin 2011 për shkak të goditjes brutale të regjimit kundër revolucionit popullor.

Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, ka bërë thirrje për t’i dhënë fund “krizës” në Siri.

“Zhvillimet në Siri akoma kërkojnë një përpjekje pioniere arabe. Është e nevojshme të tregohet fleksibilitet nga të gjitha palët në mënyrë që kolapsi ekonomik dhe bllokimi politik të mund të largohet. Siria duhet të angazhohet në mjedisin e saj natyror arab”, tha Aboul Gheit.

Anëtarësimi i Sirinë në Ligën Arabe u pezullua në vitin 2011 për shkak të goditjes brutale të regjimit kundër revolucionit popullor.

Aboul Gheit iu referua edhe sfidave të tjera arabe dhe mënyrave për t’i zgjidhur ato, duke përfshirë krizën në Libi dhe Jemen, si dhe çështjen palestineze.

Ai tha se Arabia Saudite dhjetorin e ardhshëm do të organizojë samitin arabo-kinez dhe samitin e pestë arabo-afrikan në vitin 2023.

Samiti dyditor është i pari që nga viti 2019 për shkak të shpërthimit të pandemisë COVID-19.

Tunizia ishte e fundit që priti samitin në vitin 2019.

AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit