0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kreu i KMSH-së premton: Xhamia e “Namazgjasë” mbaron brenda 2019

Më të lexuarat

Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Hiresia e tij e Naltë, Haxhi Bujar Spahiu ishte i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24, ku foli për rëndësinë e festës së Fiter Bajramit.

Ai vuri në dukje harmoninë mes besimeve të tjera fetare në vend, ndërsa shtoi se shqiptarët janë vëllezër mes njëri tjetrin dhe duhet të respektojnë ritet e besimeve. Gjithashtu Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Bujar Spahiu dhe një lajm të mirë për besimtarët myslimanë duke shtuar se xhamia e “Namazgjasë” do të përfundojë gjatë 2019.

“Erdhën aty dhe na kanë uruar të gjithë festën e Fiter Bajramit. Gjithmonë nuk kemi hezituar të shkojmë ne tek ata apo ata tek ne. Ne jemi vëllezërve të një gjaku. Kur Zoti na pranon, pse mos të pranojmë njëri tjetrin brenda kufijve. Fiter Bajmari është festa që vjen pas një muaji agjërimi. Kanë agjëruar për zotin dhe sot kanë festuar Fiter Bajramit, që do të thotë kthimi në përditshmëri. Shpresojmë se xhamia e madhe do të përfundojë brenda këtij viti dhe po plotësohet mozaiku i kultit të besimeve fetare dhe kjo është xhamia që na ka gëzuar dhe besimtarët kanë gëzuar”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit